Site icon Telegrafi

Pesë fakte për spermën që nuk i keni ditur

Ejakulimi i shpeshtë e zvogëlon kualitetin e spermës

Kualiteti i spermës zvogëlohet kur bëhen më shumë se dhjetë ditë pa ejakulim. Sidoqoftë, ejakulimi i shpeshtë gjithashtu e zvogëlon kualitetin e spermës, transmeton Telegrafi.

Shpeshtësia optimale e ejakulimit është rreth një herë në dy apo tri ditë. Prandaj, nëse dëshironi të tregoheni të suksesshëm në shtim të popullsisë, e dini se çfarë duhet të bëni…

Sperma e pasdites është me kualitet më të lartë

Sperma e pasdites ka kualitet shumë më të lart sesa ajo e mëngjesit. Pavarësisht se meshkujt dëshirojnë të bëjnë seks në mëngjes, nëse bërja e një foshnje është prioriteti juaj, atëherë seksi i shpejtë pas drekës është koha më e mirë!

Veshja e fustanit është mënyra më e mirë për ta mbajtur në formë spermën

Për të mbajtur kualitetin e mjaftueshëm të qelizave të spermës, ato duhet të qëndrojnë nën rrethanat e duhura, si p.sh., në temperaturë të duhur. Qelizat e spermës më së miri ruhen në temperatura të vogla.

Studime të shumta tregojnë që pantallonat e ngushtë duhet të shmangen dhe thuhet se fustanet janë më të mirat për ruajtjen e kualitetit të spermës, transmeton Telegrafi.

Brenda trupit të femrës, sperma mund të mbijetoj për pesë ditë

Jashtë trupit, sperma mund të mbijetoj disa orë, por brenda trupit të femrës, mund të mbijetoj për të paktën pesë ditë. Prandaj, në rast të ndonjë ‘aksidenti’, përdorni një pilulë mëngjesi sa më shpejt që është e mundur, nëse veç nuk dëshironi të bëheni prind.

Ejakulimi më i largët është gjashtë metra

Sipas legjendës, rekordi për ejakulimin më të largët është përafërsisht gjashtë metra dhe mbahet nga amerikani Horst Schultz. /Telegrafi/

 

Exit mobile version