Telegrafi

Pesë euro pako premium për 10 ditë

Abonuesit ekzistues të televizionit kabllor digjital IPKO që kanë resiver ose smart-kartelë funksionale mund ta aktivizojnë pakon Premium. Çmimi i pakos Premium është 5 euro për dhjetë ditë.

“Aktivizimi i menjëhershëm i përmbajtjes Premium në televizionin kabllor digjital IPKO mund të bëhet në të gjitha dyqanet e kompanisë IPKO si dhe me një SMS të vetëm, duke dërguar numrin e smart-kartelës në 4444. Oferta zgjat prej datës 10 deri më 20 nëntor 2010, dhe e njëjta vlen vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO”.

Së fundmi, IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligave më të forta evropiane dhe ngjarjeve të tjera interesante sportive. /Telegrafi/