Në Prishtinë janë shënuar pesë raste të marrjes të së drejtës prindërore, në 7 vitet e fundit. Në të gjitha këto raste fjala a është për etër të divorcuar, bëhet ditur për Kosova.info nga Komuna Prishtinës.
Tek Ligji i Shërbimeve Sociale dhe Familjare thuhet që interesi i fëmijës duhet të jetë konsiderata e parë dhe më e rëndësishme.
Në një rast, babait të divorcuar i është marrë fëmija pasi ai ishte përdorues i substancave narkotike. Ndërsa, në një rast tjetër, burri po ashtu i divorcuar paraqiste pengesa për udhëtimin e fëmijës së tij, jashtë shtetit për shërim.