Telegrafi

Pesë episode të reja të sezonit të dytë të serialit “Hamdiu dhe Shyhretja”

Nëse planifikoni të martoheni, atëherë duhet t’i shikoni pesë episodet e reja të sezonit të dytë të “Hamdiu dhe Shyhretja” që janë publikuar sot (e shtunë).

Edhe pesë episode të reja të sezonit të dytë të serialit “Hamdiu dhe Shyhretja” kane dalë sot në GjirafaVideo.

Pas suksesit me gjashtë episodet e para në javën e parë të sezonit të dytë, ky serial ka vazhduar me publikimin e pesë episodeve të reja dhe lajmërojnë që edhe pesë episode do të shfaqen javën tjetër, të shtunën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit HAMDIU DHE SHYHRETJA

Rreth 200.000 shikime brenda një jave, të mbledhura nga ky serial, po tregojnë që publikut po i pëlqen dhe po e përcjell atë, duke u bërë kështu njëra nga komeditë më të shikuara në Kosovë.

Tregimi rreth një martese me ngjarje interesante dhe shumë qesharake, paraqet Hamdiun dhe Shyhretën të martuar, role këto që luhen nga Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj, me skenar nga barsoleta të dëgjuara dhe të padëgjuara nga Besart Sllamniku dhe regji nga Genc Berisha, ky serial, prodhim i GjirafaStudios ju garanton shumë argëtim edhe këtë të shtunë.

Shikoni episodet e reja duke klikuar në këtë link: http://hamdiushyhretja.gjirafa.com.