Telegrafi

Pesë emrat që janë zëvendësues potencial të Mancinit te Italia

FIGC tani ka për detyrë të gjejë një trajner të ri për Kombëtaren e Italisë pas vendimit tronditës të Roberto Mancinit për të dhënë dorëheqjen.

Gjërat kanë qenë të vështira për Azzurrit pas suksesit të tyre të jashtëzakonshëm në Euro 2020, trofeu i parë që nga Kupa e Botës në 2006.

Skuadra humbi një vend në Kupën e Botës 2022 pas një humbjeje katastrofike nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen play-off në vitin e kaluar.

Kjo ishte mungesa e tyre e dytë radhazi pasi nuk arritën të shkonin as në Rusi 2018.

Lexo po ashtu Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

Mancini ishte në krye për 61 ndeshje gjatë kohës së tij në krye të Italisë, duke marrë 39 fitore, 13 barazime dhe nëntë humbje. Ai gjithashtu vendosi një rekord të ri në futbollin ndërkombëtar pasi udhëhoqi ekipin në një seri pa humbje prej 36 ndeshjesh.

FIGC ka filluar punën për të gjetur një zevendësues, ndërsa mediat italiane kanë renditur pesë emrat që mund të zënë vendin e Mancinit

1 – Antonio Conte

2 – Luciano Spalletti

3 – Massimiliano Allegri

4- Gennaro Gattuso

5- Fabio Grosso

/Telegrafi/