Site icon Telegrafi

Pesë emigrantë kthehen në Itali, 44 akomodohen në kampin e Gjadrit

Vetëm 44 nga 49 emigrantet e mbërritur një ditë më parë në Shëngjin janë akomoduar tashmë në Kampin e Gjadrit. Pesë prej tyre u rikthyen mbrëmjen e kaluar drejt Italisë me anijen ushtarake Casiopea, pasi shfaqën probleme shëndetësore dhe disa ishin minorenë.

Pas qëndrimit për më shumë se 10 orë në qendrën pritëse të Shëngjinit, dërgimi i emigrantëve drejt kampit u bë në grupe, ku i pari u dërgua rreth orës 21: 30 të së martës, ndërsa pjesa tjetër gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Tashme pas procesit të regjistrimit, kontrolleve shëndetësore dhe një sërë shërbimesh të tjera, emigrantët do të nisin procesin e aplikimi për azil, dhe brenda një afati 30 ditor, ata do të marrin një përgjigje nëse janë përfitues apo jo.

Exit mobile version