Poetit më të madh të Rilindjes, Naim Frashërit (1846-1900), eshtrat iu sollën nga Stambolli në atdhe, në vitin 1937.
Pamjet e mëposhtme janë siguruar nga arkivi italian “Luce”. Mbreti Ahmet Zogu atëherë vendosi që ai të prehet – nga varreza “MerdivenKoj” në Stamboll – në teqen e bektashinjve në periferi të Tiranës.
Jakomoni, mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë, eshtrat e Naim Frashërit i vendosi pastaj në një varr monumental, më 1940.
Rivarrimi i katërt i tij bëhet më 1950 në qendër të qytetit dhe i pesti më 1978 kur eshtrat e tij u nxorën nga lulishtja e Kryeministrisë. Ai do të rivarroset bashkë me të vëllain Abdylin në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin të cilin turqit nuk e kthyen meqë e konsiderojnë tepër të rëndësishme për kulturën turke. /Telegrafi/