Pesë ditë pas motit të lig dhe vërshimeve që e kapluan Shkupin dhe morën jetën e 22 personave, sot për herë të parë është prononcuar drejtoresha e QMK, Suzana Saliu, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në një bisedë telefonike për Telma, ajo ka demantuar se këtyre ditëve ka qenë në pushim vjetor por nuk ka dhënë përgjigje konkrete se çfarë ka bërë Qendra për menaxhimin me kriza për sanimin e pasojave nga moti i ligi, por përkundrazi ka kërkuar që pyetjet ti dërgohen me shkrim.
“Si mendoni ku kam qenë, jam në punë 24 orë, nuk kam marrë asnjë ditë pushimi, nuk fotografohem para kamerave por punoj pandërprerë, jam në koordinim të vazhdueshëm prandaj mi dërgoni pyetjet me shkrim”, ka thënë Saliu./Telegrafi/