Site icon Telegrafi

Pesë ditë fushatë për kryetar të Drenasit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndarë 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas.

Në këtë mbledhje është vendosur që fushata zgjedhore të jetë pesë ditë dhe të jenë katër qendra të votimit.

Në këtë mbledhje që e ka kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja është kritikuar mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.

Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Dakës  në takimin e partive politike, duke e quajtur takimin me karakter politik që mund ta vë në dyshim paanshmërinë e KQZ-së.

Edhe Betim Vishaj anëtar i KQZ ka shprehur shqetësimin se në çfarë cilësie ka shkuar Daka në takim.

Ndërkaq Sami Hamiti tha se takimi ka qenë me kërkesën e presidentit dhe se kërkesa e tij është legjitime sepse ai nuk i takon partive politike duke theksuar që “shumë mirë ia ka bërë që ka shkuar”.

Exit mobile version