Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata parazgjedhore për balotazhin do të zgjasë vetëm 5 ditë.
Fushata parazgjedhore do të jetë prej 13 deri më 17 nëntor, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 nëntor.
Ndryshe, zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor, ndërsa nga 38 komuna, shumica do të shkojnë në balotazh.