Site icon Telegrafi

Pesë dhjetëra ministri, organe shtetërore, komuna dhe qindra firma do të blejnë rrymë me çmime tregu

Gjithsej 156 persona juridik nga të cilët pesë dhjetëra ministri, organe shtetërore dhe komuna në maj do ta fitojnë të drejtën për të zgjedhur furnizues të energjisë elektrike dhe do të blejnë rrymë me çmim të tregut në vend të tarifës së rregulluar sipas të cilës e kanë paguar energjinë elektrike deri më tani. Lista e pjesëmarrësve të ri në tregun e energjisë elektrike të cilët e fitojnë të drejtën të zgjedhin furnizues me energji elektrike është publikuar në internet faqen e Operatorit të tregut të energjisë elektrike, pjesë e MEPSO, kompanisë shtetërore të licencuar për menaxhim të sistemit elektro-energjetik dhe për organizim të tregut të energjisë elektrike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pajtim me normat ligjore këto persona juridik, vitin e kaluar për një periudhë njëvjeçare kanë harxhuar më shumë se 1.000 gigavat-orë energji elektrike dhe me këtë e kanë plotësuar kushtin që të mund të blejnë energji elektrike me çmime tregu dhe të zgjedhin njërin nga furnizuesit me energji elektrike, që tashmë punojnë në tregun vendor.

Këta persona juridik këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë nga fillimi i muajit maj deri në fund të muajit qershor. Nëse deri në këtë afat nuk e shfrytëzojnë këtë të drejtë, atëherë personat juridik në fjalë do të paguajnë rrymë me sistemin e vjetër tarifor.

Në ueb faqen e MEPSO është publikuar lista e kompanive që edhe deri më tani i plotësonin kushtet për tu furnizuar me energji elektrike me çmime tregu. Kushti që këto persona juridik ta blejnë vetë energjinë elektrike është që të kenë së paku 50 të punësuar dhe të hyra të përgjithshme vjetore ose aktivë prej 10 milionë eurosh në vitin 2015./Telegrafi/

Exit mobile version