Telegrafi

Pesë dasmorë nga Koçani u helmuan nga ushqimi

Pesë dasmorë nga fshati Trakanje të Koçanit, përfunduan mbrëmë në spitalin për infektim në Shtip. Për shkak të simptomës së diarre, të vjellave dhe etheve të larta të sëmurët janë shtruar spital. Sipas deklaratave të tyre, fundjavën në Koçan në menun e dasmës kishte mish të bardhë i pulës, burger.

Epidemiologët dhe inspektorët dolën në teren pas informimit të helmimit të tyre nga ushqimi. Brenda pak ditësh, ky është helmimi i dytë në masë në dasma në rajonin lindor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, 16 dasmor nga Shtipi nga tri dasma të ndryshme, por në të njëjtin objekt për furnizim me ushqim, përfunduan me infektime, ndërsa analizat e qendrës për Shëndetin Publik tregoi se ata ishin helmuar nga bakterja e salmonella.

Mjekët nga spitali klinik Shtip informojnë se gjendja me dasmorëve nga Shtipi është e qëndrueshme, vetëm dy janë në njësinë për infektim, ndërsa tre pacientë tjerë trajtohen në ambulancë. /Telegrafi/