Bimët janë një dekor elegant për banjën, pavarësisht nëse i keni varur ose i keni vënë në saksi të bukura
Lulet ideale të dhomës për banjën janë ato që pëlqejnë lagështinë dhe lulëzojnë në hapësira më të errëta, transmeton Telegrafi.
Ne po ju japim një listë të bimëve më të përshtatshme për banjën.
1. Orkideja
Orkideja elegante që lulëzon për një kohë të gjatë është një bimë ideale për banjën. Meqenëse vjen nga rajone ekzotike, lagështia dhe avulli nuk e pengojnë aspak. Mundohuni t’i siguroni asaj të paktën një sasi të vogël të dritës natyrore.
2. Pothosi i artë
Pothosi (Epipremnum aureum) e do lagështinë dhe nuk e ka problem ujitjen e parregullt. Mund të mbijetojë dhe të lulëzojë në hapësira edhe ku ka ndriçim të ulët. Pothosi pastron toksinat nga ajri, që është edhe një plus. Mund ta mbani të varur kudo në banjë.
3. Klorofitumi
Kjo bimë është e njohur për pastrimin e ajrit, por edhe i përballon mirë edhe hapësirat më të errëta.
4. Peperomia
Kjo bimë i do ngrohtësinë dhe avullin dhe kjo është arsyeja pse banja është një vend ideal për këtë bimë dhome, por ajo ka nevojë për më shumë rreze dielli se bimët e tjera të theksuara në listë, kështu që është mirë ta mbani atë në dritare.
5. Gjuha e vjehrrës
Lagështia natyrale e banjës dhe mungesa e dritës nuk janë problem për gjuhën e vjehrrës (Sansevieria). Edhe kjo bimë largon toksinat nga ajri. Ajo që është unike në lidhje me këtë bimë të veçantë është se është një nga bimët e pakta që mund të shndërrojë dyoksidin e karbonit në oksigjen gjatë natës.
/Telegrafi/