Site icon Telegrafi

Pesë arsyetimet më të marra për ndarje

Ndarja kurrë nuk është e lehtë, por arsyetimet false vetëm sa e bëjnë atë edhe më të pakëndshme.

Sinqeriteti është receta më e mirë për ndarje, por në të njëjtën kohë edhe më e vështira. Frika nga ballafaqimi direkt i shtyn meshkujt që të kërkojnë arsyetime dhe t’i fshehin arsyet e vërteta të ndarjes, transmeton Telegrafi.

Ja disa nga arsyetimet më të marra:

“Thjesht, nuk kam kohë për lidhje”

Sikur t’i pëlqenit me të vërtetë, ai do të mund të gjente kohë për lidhje dhe për aktivitete të përbashkëta. Me këtë arsyetim, ai vetëm mundohet që të ndahet pa ju lënduar.

“Ti nuk ke faj, fajin e kam unë”

Me një arsyetim të tillë, meshkujt duan që ta krijojnë një ndjenjë të rreme të sigurisë. Ata nuk duan që t’i ofendojnë të dashurat, por duan edhe që të dalin nga lidhja pa dramaticitet të madh.

“Nuk mund të ta ofroj atë që të nevojitet”

Me këtë arsyetim mashkulli gjoja sakrifikohet, vetëm që ju ta keni më mirë në jetë. Por, sikur t’ju donte me të vërtetë, ai do të mundohej që t’ua ofronte atë që doni, e jo të ikte si qyqar.

“Nuk jam i gatshëm për lidhje”

Fraza “nuk jam i gatshëm për lidhje”, në fakt d.m.th se nuk është i gatshëm për lidhje me ju. Për të, lidhja juaj ka qenë vetëm argëtim rasti.

“Më fal, nuk mund të flas tani”

Në fillim të lidhjes keni kaluar për mrekulli, derisa një ditë, ai ka pushuar së lajmëruari në thirrjet tuaja. Arsyetimet bëhen gjithnjë e më të shpeshta, e thirrjet e tij gjithnjë e më të rralla. /Telegrafi/

Exit mobile version