E përmirëson disponimin
Vezët përmbajnë zink, vitaminë B dhe përbërës tjerë që punojnë së bashku për të luftuar lodhjen dhe për të hequr qafe ndjenjat e këqija, transmeton Telegrafi.
Parandalon kancerin
Sipas një studimi, femrat që kanë konsumuar vezë më shumë, kishin 24% më pak rrezik për të zhvilluar kancer në gji.
Kjo për shkak se konsumimi i një veze të madhe besohet se i jep trupit sasinë e rekomandueshme të konsumimit të kolinës.
Ndihmojnë në humbjen e peshës
Universiteti i Louisana ka bërë një studim dhe ka zbuluar se individët që hanin vezë për mëngjes, krahasuar me ata që hanin gjevrek, kishin humbur 65% më shumë peshë.
Përmirësojnë pamjen
Përbërës e vezëve ndihmojnë në zvogëlimin e degjenerimit të perdes së syrit.
Vetëm mbani mend të konsumoni të verdhën e vesë, pasi që është më e pasura me burime shëndetësore.
E përmirësojnë profilin e kolesterolit
Një vezë e madhe përmban rreth 212 mg kolesterol, që është sasi e madhe krahasuar me ushqimet tjera.
Mirëpo, vetëm sepse një ushqim përmban shumë kolesterol nuk do të thotë se e ngrit nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Disa studime kanë zbuluar se vezët e përmirësojnë profilin e kolesterolit, e rritin kolesterolin e mirë, si dhe ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/