Merruni me diçka të dobishme në mënyrë që të shpërqendroni mendimet nga pandemia – merruni me kopshtari
Po ju sjellim pesë arsye përse tani të mbillni domate në kova:
1. Domatja e mbjellë në kova mund të futet në shtëpi gjatë motit të keq dhe të ftohtë, mirëpo po ashtu mund t’i nxirrni në tarracë apo në oborr kur temperatura kalon 18 gradë Celsius.
Kuptojeni këtë, sikur mbillni perime në serrë – i krijoni klimë të mrekullueshme dhe të përshtatshme, transmeton Telegrafi.
2. Për të kultivuar domate në këtë mënyrë, nuk keni nevojë as për kopsht as për oborr. Mjaftojnë vetëm kova, dheu dhe fidanët e domateve.
3. Kënaquni me kopshtari pa u lodhur – nuk ka prashitje, plehërim etj.
Vetëm kujdesuni që nga fidanët e domateve t’ia ndukni pjesën e dyfishtë të kërcellit, në mënyrë që të prodhojë fryte të mëdha dhe të shijshme.
4. Do të kurseni ujë, sepse kjo mënyrë e kopshtarisë kërkon minimum ujitjeje.
5. Do të kurseni pleh – aq më tepër, mund të përdorni pleh organik i cili do t’u ndihmojë domateve të prodhojnë fryte të shëndetshme.
Si të mbillni domatet në kova?
Gjeni një kovë të madhe (rreth 10 litra) apo një saksi të madhe.
Blini komposto apo dhe, si edhe fidanë domatesh, dhe mbillni thellë në dhe.
Kovën mbajeni në kushte ideale dhe rregullisht ujisni domatet.
Kini kujdes që të kenë mjaft diell dhe ngrohtësi.
Domatet e mbjella në këtë mënyrë që në fillim të qershorit mund të japin frytet e para. /Telegrafi/