Real Madridi ka shënuar fitore në El Clasico duke e rritur besimin në skuadër dhe duke pretenduar edhe trofeun e vetëm që realisht janë në garë, Ligën e Kampionëve.
Pas fitores kundër Barcelonës (2-1), skuadra e Real Madrid ka marrë motiv dhe beson në Ligën e Kampionëve që për këtë skuadër do të ishte e 11-ta.
Gazeta e njohur ‘AS’ ka publikuar pesë arsye se si Real Madrid do të vijë te trofeu i Ligës së Kampionëve.
Pritjet fantastike te Navas
Portieri kostarikan është në formë jetësore dhe është një ndër më të mirët te Real Madridi këtë vit. Ai ka thyer edhe rekorde në Ligën e Kampionëve.
BBC po kthehet
Treshja e sulmit është kthyer në formë dhe këtë e treguan edhe në ndeshje me Barcelonën ku të tre shënuan gola edhe pse Gareth Bales iu anulua pa të drejtë.
Casemiro: Mesfushori i hekurt
Prej ardhjes së Zinedine Zidanes, 24-vjeçari ka bërë një vend në formacion dhe së bashku me Luka Modricin dhe Toni Kroosin kanë bërë një treshe të fortë në mesfushë.
Ekipit i është kthyer besimi
Me Raffa Benitezin skuadra kishte pësuar shumë dëshpërime pasi që ishin eliminuar nga Kupa kishin mbetur prapa edhe në kampionat. Pas fitores në Camp Nou, ekipit i është kthyer besimi dhe me një kundërshtarë si Wolfsburg në çerekfinale, Real Madridi shihet si gjysmëfinalist.
Efekti Zizu
Prej ardhjes së Zinedine Zidanes skuadra ka fituar më shumë besim dhe po luan më lehtë. Skuadra ka besuar në mesazhet e tij. Ai ka lënë në banke James Rodriguez dhe ka filluar të luaj më shumë me Lucas Vasquez.