Telegrafi

Pesë arsye pse pëlqehet Sofia Boutella

Bukuroshja 34-vjeçare me origjinë algjeriane, Sofia Boutella, e njohur për vallëzimin hip-hop dhe të rrugës, famën e saj e arriti në filmin “Street Dance 2”.

Në moshën pesëvjeçare, ajo bashkë me familjen u shpërngul në Francë, ku edhe filloi karrierën e saj si valltare në rrugë.

Të gjithë ata që e kanë parë filmin “Street Dance 2”, që nga ajo ditë kanë një simpati dhe admirim ndaj stilit të saj.

Revista Allure, për të gjithë ata që më pak e njohin aktoren dhe valltaren, sjell pesë arsye pse ta duam Sofian.

1.Ajo është një valltare e mrekullueshme. Lëvizjet që bën gjatë valëzimit, shokon të gjithë ata që ndodhën përballë saj ose e shohin atë përmes ekranit.

2. Ajo është e patrembur. Me aftësitë e saj të vallëzimit ajo fitoi audicionin për të marrë pjesë në videoklipin e Michael Jackson, të këngës “Hollywood Tonight”.

3. Ajo ka sens të humorit. Boutella nuk e merr veten e saj shume seriozisht, duke e bërë kështu të jetë një person shumë i sinqertë.

4. Ajo pëlqen produktet e bukurisë po aq sa ne. Për fatin e saj të mirë ajo është një algjeriane e rritur në Francë që e bën të kërkuar si imazh për shumë kompani kozmetike.

5. Ajo është e guximshme. Këtë aktorja e dëshmoi në filmin “Kingsman 2014”.

Sofia Boutella, për një kohë të gjatë vazhdon të jetë ikonë e markës ‘Nike Woman’. /Telegrafi/