Edhe këtë herë femrat e bujshme kanë fituar ndaj atyre të hajthmeve, madje në terrenin shumë të pakëndshëm
Pa e tepruar, trashaluqet akoma mund të krenohen me natyrshmërinë e formave të trupit të tyre, të cilat me siguri i joshin meshkujt, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.
Ja për ç’arsye femrat trashaluqe janë më të mira në krevat.
1. Trashaluqet kanë natyrshëm sisë të mëdha
Meshkujt i duan sisët e mëdha. 80 për qind e femrave trashaluqe kanë madhësi të konsiderueshme natyrale të sisëve, me të cilat i çmendin meshkujt në krevat.
Kjo pjesë e trupit mund të përndezë afshe të mëdha. Ja me çka dallojnë femrat e hajthme dhe trashaluqet në seks.
2. Trashaluqet kanë vithe të mëdha dhe të rrumbullakëta
Vithet janë edhe një pjesë e trupit të cilat i përndezin meshkujt dhe shumica e tyre do të thonë që dëshirojnë që në krevat të kenë shumë më tepër “punë”.
3. Me trashaluqet të gjithë dëshirojnë të përqafohen dhe të përkëdhelen
Kur e përqafoni dikë, me siguri nuk dëshironi që të “gërvishteni” nëpër kocka. Nuk e dëshirojnë këtë as meshkujt. Shumë më mirë është të “fundoseni” në masën e ngrohtë dhe të butë e cila është e mrekullueshme dhe e këndshme.
4. Trashaluqet janë më joshëse seksualisht
Kjo ka të bëjë jo vetëm me format, por edhe me dukjen e shëndetshme, natyrale dhe energjinë. Për seks të mirë është shumë me rëndësi energjia.
5. Trashaluqet janë përplot vetëbesim
Femrat e bujshme janë më krenare, andaj te to për këtë shkak zhvillohet edhe niveli i lartë i vetëbesimit, gjë që është njëra ndër çështjet më të rëndësishme në dhomën e gjumit.
/Telegrafi/