Galeria kombëtare e Maqedonisë do të jetë nikoqire e Glerisë kombëtare të Kosovës e cila do të prezantojë një projekt konceptual të quajtur ”AP 2016/Yough Art”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti është i përgatitur nga pesë artistët nga Kosova, Luan Bajraktari, Jetulla Sulejmani, Bujar Sulejmani, Agron Blakçori dhe kolektivi ”Have it”, që ishin finalist të garave. Ekspozita do të hapet më 6 prill në objektin Stacioni i vogël dhe do të zgjatë deri më 25 prill.
Sipas AIM-së, ”Have it” do të ketë një shfaqje për të hapur aktivitetin kryesor.
Ndërsa, Galeria kombëtare e Maqedonisë do të jetë mysafire në Kosovë në nëntor, ku do të prezantojë ekspozitën ”Esenca e ekzistencës”./Telegrafi/