Site icon Telegrafi

Pesë anëtarë të lartë të ISIS-it, i dhanë një goditje të rënd Kalifatit

epa05594753 A Kurdish Peshmerga soldier stands guard as smoke rises from the scene of heavy clashes between Iraqi forces and Islamic state fighters (IS) in Bartila, some 50 km West of Erbil, Capital of the region of Kurdistan, Iraq, 20 October 2016. The Iraqi Kurdish Peshmerga forces started on 20 October 2016 a front towards the IS held town of Bashika, while the Iraqi army forces started combat in the town of Bartila. EPA/AHMED JALIL

Televizioni irakian Al Sumaria njoftoi se ISIS-i po kërkon pesë anëtarë të lartë të kësaj organizate, meqë ata vodhën miliona dollarë dhe po kalojnë drejt territorit që kontrollohet nga autoritetet siriane.

Midis të kërkuarve është zyrtari i ngarkuar me thesarin e shtetit Abu al-Bara al-Qahtani, ndërsa paratë e zhdukura janë pikërisht nga ky thesar. Nëse ata kapen nga ISIS-i, do të ekzekutohen menjëherë.

Forcat speciale përsëri të shtunën kanë filluan një sulm në pjesën lindore të Mosulit, një ditë pas përpjekjes së parë kundër xhihadistëve – në bastionin e tyre të fundit në Irak.

Në një tjetër front, në jug të Mosulit, Policia ushtarake dhe federale kanë nisur një sulm mbi një nga pozicionet e fundit të rëndësishme në duart e Shtetit Islamik (IS), në afërsi të qytetit të dytë më të madh në Irak, ku ngadalë po përparojnë.

Ende nuk ka lëvizje masive të më shumë se një milion civilëve të bllokuar në Mosul, por numri i personave që ikin vazhdon të rritet – që nga ofensiva e filluar më 17 tetor. Një zëdhënës i forcave elite anti-terroriste, CTS, ka thënë se forcat e tyre po marrin pjesë në luftime të ashpra në lagjet lindore të Mosulit ku po luftohet shtëpi për shtëpi.

Rezistenca e ashpër e xhihadistëve ka penguar përparimin e forcave elitare. /Telegrafi/

Exit mobile version