Telegrafi

Pescara, Empoli dhe Crotone interesohen për Ajetin

Pescara, Empoli dhe Crotone janë të interesuara për të marrë shërbimet e Arlind Ajetit.

Mbrojtësi i Torinos nuk është aktivizuar asnjë ndeshje në Serinë A këtë sezon me ekipet e mëdha, edhe për shkak të një dëmtimi që pësoi në verë.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Sipas “Toroneës”, dëshira e Arlind Ajetit është të qëndrojë te Torino dhe të tregojë vlerat e tij.

Gjithçka varet nga trajneri Sinisa Mihajlovic dhe planet e tij për mbrojtësin kuqezi…