Pescara, Empoli dhe Crotone janë të interesuara për të marrë shërbimet e Arlind Ajetit.
Mbrojtësi i Torinos nuk është aktivizuar asnjë ndeshje në Serinë A këtë sezon me ekipet e mëdha, edhe për shkak të një dëmtimi që pësoi në verë.
Sipas “Toroneës”, dëshira e Arlind Ajetit është të qëndrojë te Torino dhe të tregojë vlerat e tij.
Gjithçka varet nga trajneri Sinisa Mihajlovic dhe planet e tij për mbrojtësin kuqezi…