Pescara dhe Napoli kanë ndarë pikët në xhiron e parë të Serie A.
Pescara që debutoi në ligën elitare barazoi kundër Napolit me rezultat 2-2.
Në fushë ishin edhe tre futbollistë shqiptarë, të cilët edhe u vlerësuan prej portalit Whoscored, transmeton Telegrafi.
Dy futbollistët e Pescaras, Ledian Memushaj u vlerësua me notën 6.1, përkatësisht Rey Manaj me 6.4.
Në anën tjetër, mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj u vlerësua me notën 7.5. /Telegrafi/
Pescara
Napoli