Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Partia Evropiane Socialiste (PES) në Parlamentin Evropian mbështet zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, duke e konsideruar si zgjedhje demokratike.
Kjo parti thërret që palët të përqëndrohen në dialogun politik, siç thonë, për të eliminuar rrezikun e dhunës dhe paqëndrueshmërisë. PES-ja përsëritë dënimin e djeshëm të sulmit në Kuvend dhe u bën thirrje palëve në Shkup që të përmbahen nga provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve politike./Telegrafi/