Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, qeni është konfrontuar me një ari shumë më të madh në trup, që ka hyrë në pronën ku jeton ai.
Filmimi i realizuar me dron, e tregon kafshën e egër që ka hyrë nga pjesa malore, në një vend ku luajnë fëmijët ku për momentin nuk ishte askush, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, qeni që jeton në atë shtëpi nuk e ka lejuar për shumë kohë dhe i është vënë pas, derisa e ka përzënë.
“Mbrojtës dhe besnik i vendit ku jeton, pa pasur parasysh se kush është kundërshtari”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/J9X7OBMH-Vk