Telegrafi

Përzierja e antitrupave që mund të parandalojë coronavirusin – kompania që prodhoi ilaçin do të fillojë me fazën e tretë të testimit

Kompania që lansoi një terapi të përzierjes së antitrupave, do të fillojë fazën e tretë të testimit tek njerëzit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërmarrja e bioteknologjisë, Regeneron, njoftoi të hënën për fazën e tretë të testimit REGN-COV2 – përzierja e saj e dyfishtë e antitrupave që mund të shërbejë për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.

Faza e tretë e testimit do të përfshijë rreth 2,000 pacientë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ilaçi mund të mbrojë njerëzit nga coronavirusi, përfshirë ata që mund të kenë pasur kontakte të ngushta me ndonjë person të infektuar.

Ilaçi në saje të fazës së dytë, do të testohet tek pacientët me coronavirus që gjenden të hospitalizuar përfshirë edhe ata që nuk iu nënshtruan terapive spitalore.

Antitrupat janë proteina që trupi i prodhon natyrshëm për të mbrojtur njeriun nga një kërcënim si COVID-19.

Kështu, shkencëtarët ndërthurën mijëra antitrupa për të kuptuar se cilat luftojnë në mënyrë efektive coronavirusin.

Në këtë rast, shkencëtarët e Regeneron zgjodhën dy antitrupa, i bashkuan dhe i futën në një ilaç – ata shpresojnë se ky “koktail” i antitrupave të trajtojë pacientët si dhe të mbrojë njerëzit nga coronavirusi, sidomos ata që janë më të rrezikuarit si të moshuarit ose punëtorët e kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/