Telegrafi

Përzgjidhet spitali më i besueshëm në Kosovë

International Certification Association (ICA) është një organizatë private, politikisht e pavarur me seli në Zurich. Kjo organizatë merret me hulumtimin e tregut në nivel ndërkombëtar si dhe promovimin e cilësisë së produktit.

Së fundmi ICA ka realizuar një anketim me qytetarët e Kosovës në lidhje më shërbimet shëndetësore të ofruara në spitalet private në vend.

Përmbajtja e këtij anketimi ishte se cili nga spitalet private ofron shërbim më cilësor dhe njëkohësisht më i besueshmi për ta. Të anketuarit kishin mundësi të zgjidhnin se në cilin nga spitalet private ndiheshin më të sigurtë, cilit i besonin më shumë dhe cilin do i rekomandonin të afërmeve të tyre.

Bazuar në rezultatin e anketimit të bërë, qytetarët e Kosovës zgjedhin bindshëm Spitalin Amerikan si spitalin më të besuar dhe që ofron shërbime të standardeve më të larta.

International Certification Association (ICA) ka pajisur Spitalin Amerikan me certifikatën Top Quality Medal, QUDAL 2016/2017. /Telegrafi/