Telegrafi

Përzgjidhet motra më e bukur e nderit

Prifti italian do të organizoj në fillim të muajit shtator “Miss motra e nderit”, garën e parë e bukurisë për motra të nderit, njofton gazeta e njohur italiane “Il Corriere della Sera”.

Motrat e nderit të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në garë do të duhet të dërgojnë fotografinë e tyre tek prifti Antonio Rungi nga qyteti Mondragone, në jug të Italisë, të cilat ai do t’i paraqes në blogun e tij të internetit.

Të gjithë përdoruesit e internetit do të mund të vlerësojnë bukurinë e tyre dhe më pas të votojnë për motrën e preferuar të nderit.

"Mendoni se të gjitha motrat e nderit janë të vjetra dhe të mërzitshme? Sot kjo më nuk është kështu, falë ardhjes në vendin tonë të motrave të reja të nderit, përplot jetë, posaçërisht nga vendet e jashtme", ka thënë nismëtari i idesë për gazetën.

"Ka motra nderi nga Afrika dhe Amerika Latine të cilat me të vërtetë janë të bukura, shumë të bukura. Veçanërisht brazilianet…", ka vazhduar ai.

"Vet motrat e nderit më kanë rekomanduar të organizoj këtë garë", thotë prifti, i cili pret rreth një mijë kandidatura dhe pohon se shumë motra nderi i kanë thënë se kanë për qëllim të marrin pjesë.

"Shpresoj se herës tjetër nuk do të mbajmë këtë garë vetëm nëpërmes internetit por ta mbajmë drejtpërsëdrejti, të themi gjatë garës për Miss Italia", ka shtuar Rungi.