Site icon Telegrafi

Përzgjidhet dizajni i pullës postare për “Dëshmorët e Gjakovës”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me ndihmën e qytetarëve të Gjakovës, kanë përzgjedhur dizajnin e preferuar të pullës postare me temë “Dëshmorët e Gjakovës”.

Nga sot, kjo pullë postare është në qarkullim.

Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” e përshëndet programin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Ministrit Valdrin Lluka, që ka vu në veprim edhe projektin me titull Pulla Postare “Dëshmorët e Gjakovës”.

“Këto pulla postare janë dëshmi e përhershme për ta sjellë në kujtesë dhe për të mos i harruar vitet 1989/1990 dhe të gjitha ato që ka përjetuar popullata shqiptare e Gjakovës dhe e fshatrave të Gjakovës dhe jo vetëm, si flakët e luftës dhe viktimat në beteja, dëbimin e banorëve nga fshatrat, strehimin në familjet e Gjakovës, ndihmat dhe shpresën për liri”, thonë Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA”.

“20 vite më parë, kur lufta përfshiu edhe këtë pjesë të Kosovës, ishte rinia gjakovare ajo e cila u mobilizua në masë, të gatshëm për të shprehur përkushtimin e tyre për sakrificë”.

“Ndjenja se Gjakova e burrave të mëdhenj të kombit, se Gjakova e heroizmave të mëdha, e punës, e kulturës dhe qytetarisë së vjetër nuk është ndjenjë e përkohshme por e përhershme, në luftën e fundit në Kosovë u bë Gjakova e rinisë së guximshme të “djemve të asfaltit” si djemtë e vijave të para të frontit, e vajzave dhe djemve të kësaj treve që iu falën lirisë e atdheut, u bënë mburrje për ne– krenar dhe të pa dorëzuar kurrë”.

Me këtë projekt unik, Ministria e ka realizuar qëllimin që të shënojë dhe të lërë gjurmë të zhvillimit historik të ngjarjeve, të situatave tepër të rënda, të angazhimeve, të veprimtarisë së personave dhe të familjeve të këtij nën qielli.

Këto të gjitha janë realizuar duke paraqitur në mënyrë simbolike dhe besnikërisht, pa zbukurime e lavdërime të teprues në pullën postare “Dëshmorët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version