Ministria e arsimit dhe shkencës i ka përzgjedhur shkollat më të pastërta dhe më të sigurta në Maqedoni. Kjo është një garë në mes të shkollave që zhvillohet tash e tre vite me radhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirënjohjet u ndanë nga ana e ministrit Pishtar Lutfiu, i cili theksoi se projekti është shumë i suksesshëm, ku kontribut më të madh japin nxënësit dhe të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme.
Për vitin akademik 2015/2016 fitues janë shkolla fillore ”Tosho Vellkov-Pepeto” në Kavadar dhe shkolla e mesme ”Mihajllo Pupin” në Shkup. Në garën e sivjetme morën pjesë 15 shkolla fillore dhe të mesme.
Ambasadorja e OSBE-së, Nina Soumalainen tha se siguria e ambientit është kusht kryesor që nxënësi të mësojë./Telegrafi/