Site icon Telegrafi

Përzgjidhen reklamat më irrituese në vitin 2009

Pas reklamës të kësaj ueb-faqeje, që merret me krahasimin e çmimeve të sigurisë në Britani të Madhe, është radhitur reklama e firmës Cash4Gold, e cila përpiqet t’i bindë vizitorët e saj të shesin arin e tyre nëpërmjet internetit.

Reklama për preparatet aromatike Glade Touch ‘n’ Fresh – ku një djalosh tenton ta bindë nënën e tij ta lejojë të kryejë nevojën në tualetin e Paulit, është pozicionuar në vendin e tretë.

Kjo listë është sajuar nga lexuesit dhe redaktorët e revistës Marketing, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e reklamave më irrituese gjatë vitit të kaluar.

Duket se këta lexues dhe redaktorë – nuk janë ndeshur me reklamat që bëhen në Kosovë, ngase pa dyshim do të na i kishin rezervuar disa vende në këtë top-listë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version