Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave do të grumbullohet për t’i zhvilluar dy ndeshjet e radhës.
Përzgjedhësja Sanije Krasniqi tanimë ka publikuar listën me futbollistet e grumbulluara për këto sfida.
Dardanet U17 do të udhëtojnë në Shqipëri, ku do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Evropianin 2025.
Dardanet U17 janë pjesë e grupit B4 me Shqipërinë dhe Izraelin:
Ndeshja e parë e Kosovës zhvillohet më 30 tetor në Elbasan Arena kundër Shqipërisë me fillim nga ora 14:00, derisa e dyta është ndaj Izraelit më 2 nëntor. /Telegrafi/