Telegrafi

Përzgjedhësi i Portugalisë, Santos: Gjermania e meritoi fitoren, tani duhet të mendojmë për Francën

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka folur pas humbjes nga Gjermania me rezultat 4-2.

‘Timonieri’ portugez ka thënë se fitorja e Gjermanisë ishte e merituar,  por skuadra e tij ka mundur të bëjë më mirë në disa momente.

“Ne filluam mirë, me organizim të mirë të lojës, duke kërkuar sulmin, duke patur disa raste. Ne përdorëm mirë një kundërsulm,pasi e dinim që është një nga pjesët e lojës  ku ata kanë vështirësi”.

“Gjermania ishte më e mirë, por ne ishin ende në lojë. Ne patëm një rast të dytë në një kundërsulm që mund të ishte gol dhe mund të kishte rezultuar ndryshe ndeshja”.

“Pas pjesës së parë, u përpoqa ta ndryshoja, por ne përfunduam duke pësuar golat e tretë dhe të katërt. Kjo tronditi ekipin, i cili përsëri u përpoq të reagonte. Ne e zvogëluam epërsinë në 4-2, kishim një ose dy raste, por Gjermania gjithashtu rrezikoi. Ishte një fitore e merituar për Gjermaninë”, deklaroi Santos.

Në fund ai shtoi se lojtarët e tij duhet ta harrojnë këtë ndeshje për të menduar tani për Francën.

“Tani ne duhet ta harrojmë në kokat tona këtë ndeshje, pasi kemi para vetës një ndeshje të rëndësishme për ta luajtur kundër Francës”, ka thënë Santos. /Telegrafi/