Telegrafi

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Prekazi: Pjesën e dytë luajtëm mirë, Baftiu dhe Kryeziu të papërgatitur

Shqipëria U-21 ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Kosova U-21, në përballjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Kuqezinjtë” fituan me rezultat minimal 1-0, ndeshje mjaftë e mirë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Ishte Enis Çokaj që realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 35-të.

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka folur pas ndeshjes, duke treguar edhe problemet e ekipit.

Lexo po ashtu Shqipëria U21 fiton ndaj Kosovës U21 në “Fadil Vokrri”

“Në pjesën e parë nuk kishin vetëbesim. Taktikisht nuk ishim në nivelin e duhur. Lojtarët janë të ri. Futa lojtarë që ta shpejtojë ndeshjen. Djemtë në pjesën e dytë ishin në nivel”, ka deklaruar Rafet Prekazi për RTK.

“Almir Kryeziu i Arbërisë i kishte dy-tri aksione të mira, por pa përvoja e bëri të veten. Ai pati probleme edhe me frymëmarrje për shkak të mos përgatitjes. As Blendi Baftiu nuk është në nivel pasi që nuk ka luajtur në çdo ndeshje me Ballkanin”, shtoi Rafet Prekazi.

Me këtë fitore, Shqipëria renditët në vendin e tretë me 14 pikë, derisa Kosova në të pestin me nëntë sosh. /Telegrafi/