Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Kosovës U17 publikon listën për miqësoret me Bullgarinë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Dardanët e rinj do t’i kenë dy takimet miqësore gjatë këtij muaji.

Djelmoshat e përzgjedhësit Arsim Abazi do të ndeshen me Bullgarinë më 14 e 16 prill.

Abazi tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, e cila është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

Nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version