Telegrafi

Përzgjedhësi i Kosovës do të mbajë ligjëratë për trajnerët kosovarë me anë të një videokonferencës

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos do të ligjërojë para trajnerëve të Kosovës me anë të një videokonference.

Videokonferenca do të mbahet të dielën (14 qershor) nga ora 19:00, ku pritet të marrin pjesë shumë trajnerë vendorë.

Tema e ligjërimit do të jetë Sulmi tranzicional dhe Sulmi i Hershëm, kurse trajnerët mund të interesohen edhe për tema të tjera me interes për basketboll.

Ligjërata është shumë e mirëseardhur për trajnerët vendorë, sidomos në këtë kohë pandemie, kur janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të pandemisë COVID-19.

Më herët, Marmarinos ka ligjëruar edhe para gjyqtarëve të Kosovës, në lidhje me raportin trajner-gjyqtar.

Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë basketbollin në çfarëdo forme, derisa në muajin gusht do të jetë në Kosovë për të udhëhequr grumbullimin e Përfaqësueses A.

Christos Marmarinos ka drejtuar në dy ndeshje Kosovën dhe ka shënuar dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut./KosovaPress/