Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes publikon listën për ndeshjet e shtatorit: Rikthime, debutime dhe mungesa

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.

Paraprakisht në orën 11:30 përzgjedhësi Challandes do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Kosova nga dy ndeshjet e para nuk ka marr asnjë pikë, duke u mposhtur nga Spanja dhe Suedia. /Telegrafi/

Exit mobile version