Bernard Challandes është deklaruar për ndeshjen ndaj Malit të Zi që Kosova e zhvillon nesër (14 tetor) ë ‘Fadil Vokrri’.
Trajneri i ‘Dardanëve’ ka thënë se në miqësore ndaj Gjibraltarit ka shikuar lojtarë që kanë pasur një minutazhë më të vogël dhe ka shikuar se cilët lojtarë janë më të gatshëm”, ka thënë selektori i Përfaqësueses tonë.
“Ne kemi 23 deri 25 lojtarë të grumbulluar, kemi lojtarë që kanë luajtur më shumë me skuadrat e tyre dhe këtu me Kosovën”.
“Ne jemi një grup, jemi një skuadër. Kam lojtarë që luajnë më shumë dhe ka lojtarë që duhet të presin shansin e tyre”.
“Ideja është që një lojtar të ketë një paraqitje të mirë dhe të ndryshojë çasjen time. Duhet t’i shoh lojtarë që janë të gatshëm dhe t’i shikojë lojtarët që luajë në pozicione të ndryshe”.
“Ndeshja ndaj Gjibraltarit ishte një test i mirë që t’i shikojë të gjithë lojtarët dhe ata që kanë pasur paraqitje më të vogla”, ka thënë më tej përzgjedhësi i Kosovës.
‘Dardanët’ do të përballen me Malin e Zi më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 nga ora 20:45. /Telegrafi/