Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Irlandës Veriore, Baraclough: Ndaj Kosovës do të luajmë për fitore

Përzgjedhësi i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, e ka cilësuar Kosovën si një ekip  me përbërje shumë cilësore dhe me futbollistë kualitativë në prag të sfidës së nesërme në “Fadil Vokrri”.

Ai në një konferencë për media ka thënë se është i impresionuar me nivelin e shumë lojtarëve kosovarë derisa ka përmendur Edon Zhegrovën, Milot Rashicën e Vedat Muriqin si më të rrezikshmit.

“Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë”.

“Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm”, ka thënë Baraclough.

Baraclough gjithashtu ka thënë se nuk sheh ndonjë skuadër të vetme pretendente për ta fituar grupin dhe shtoi se nesër ndaj Kosovës do të luajnë për fitore.

“Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/ 

Exit mobile version