Telegrafi

Përzgjedhësi i Greqisë, Schip: I njoh lojtarët e Kosovës, Rashica e Zeneli kanë luajtur në Holandë

Përzgjedhësi i Greqisë, John van’t Schip, ka dal në konferencën e zakonshme për media para ndeshjes ndaj Kosovës.

Holandezi Schip ka nënvizuar se i njeh mjaft mirë lojtarët e Kosovës, duke nënvizuar edhe emrat e Arbër Zenelin dhe Milot Rashicën, të cilët kanë luajtur në kampionatin holandez, vend nga vjen ai.

“Natyrisht ne e kemi parë Kosovën, ka qenë periudhë e çuditshme për të gjithë ne, sepse na është dashtë t’i shikojmë ndeshjet që janë luajtur para 10 muajve”.

“Ka një ekip të mirë të organizua, unë i njoh shumicën e lojtarëve, personalisht i njoh dy lojtarë që kanë luajtur në Holandë, Rashica dhe Zenelin. Ne do ta luajmë lojën tonë, nëse kundërshtari na sulmon ne do të mundohemi të mbrohemi”, tha fillimisht Schip.

Sipas përzgjedhësit të Greqisë, grupi nuk ka favorit dhe ndeshjet do të jenë interesant.

“Natyrisht ky është futbolli, kemi katër ekipe në grup, nuk ka ndeshje në futboll asnjëherë, e dimë që favoriti jo gjithmonë fiton, ne do të mundohemi që ta zhvillojmë lojën tonë”.

“Duhet të vazhdojmë të luajmë si duhet në mënyrë që të kenë lojtarët besim në vetvete dhe natyrisht që do të vijnë rezultatet”, ka thënë ai.

Sa i përket formacionit Schip ka thënë se nuk ka vendosur ende, duke shtuar se do ta shoh stërvitjen që do ta mbajnë në “Fadil Vokrri”.

“Ne do ta shohim pas stërvitjes së sotme, pasi kemi luajtur para dy ditëve. Sot do të vendosi se me cilët lojtarë do të luajë nesër”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=212&v=KLGSpiDen_E&feature=emb_logo&ab_channel=%CE%95%CE%9B%CE%9B%CE%91%CE%A3%CE%95%CE%B8%CE%BD%CE%B9%CE%BA%CE%AE%CE%9F%CE%BC%CE%AC%CE%B4%CE%B1%CE%A0%CE%BF%CE%B4%CE%BF%CF%83%CF%86%CE%B1%CE%AF%CF%81%CE%BF%CF%85%28GreeceNationalFootballTeam%29

Ndeshja Kosovë – Greqi zhvillohet në kuadër të Ligës C, Grupi 3 në Ligën e Kombeve./Telegrafi/