Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi Foda analizon pikat e forta të Islandës para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën në play-off të Ligës së Kombeve mes promovimit në Ligën B apo qëndrimin në atë C.

Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për ndeshjen që luhet nesër (20 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë në konferencë për media se Islanda është një kombëtare që luan lojë shumë taktike.

Lexo po ashtu "Duam fitore dhe promovim në Ligën B" - Rashica flet për ndeshjen me Islandën

“Atmosfera është e mirë”, ka thënë fillimisht selektori i Kosovës para gazetarëve.

“Islanda është kundërshtare që luan lojë taktike, por ne duhet të luajmë ndaj tyre të përqendruar nga fillimi”.

“E dimë se Islanda ka edhe lojtarë të mirë individual. Ne duhet t’i zbatojmë detyrat tona. Ne kemi dy ndeshje për t’i fituar”.

“Të dyja janë të rëndësishme dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B. Duhet të tregojmë në fushë shpirtin luftarak”,

“Në ndeshjet e kaluara kemi treguar rritje dhe këtë e kemi treguar ndaj Rumanisë. Kemi treguar se mund të jemi dominues. Duhet të luajmë lojë intensive nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Islandës”, ka potencuar më tej Foda. /Telegrafi/

Exit mobile version