Një prej temave kryesore politike në shtetin tonë është demarkacioni me Malin e Zi, e cila pritet që brenda një viti të liberalizoj vizat për qytetarët.
Por, duke parë vështirësitë që po hasin qytetarët për t’u pajisur me një vizë për të lëvizur në shtetet evropiane, ka lindur ideja e xhirimit të një seriali që do të ironizonte me momentet e aplikimit për viza, “Schengen Visa”.
https://www.youtube.com/watch?v=-lAo1rl3LM4
Gjithë ngjarja zhvillohet në një ambasadë imagjinare, ku aplikuesit mundohen të arsyetojnë se për çka e meritojnë të marrin një vizë.
E pjesë e kësaj krijimtarie filmike mund të jenë të gjithë personat e zakonshëm, që kanë një tregim të veçantë të rrëfejnë për publikun.
Për t’u bërë pjesë e serialit duhet t’i tregoni të dhënat tuaja – emrin, mbiemrin moshën dhe arsyen pse po aplikoni në email adresën info@schengenvisa.al ose në rrjetin social, Facebook, duke klikuar KËTU.
Gjithashtu do të mund t’i shohim edhe profilet të ndryshme, duke përfshirë edhe personalitet publike (këngëtarë, politikanë, sportistë etj.)
Sezoni do t’i ketë në total 22 episode, ndërsa kohëzgjatja e një episodi do të jetë 20-25 minuta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qWGA13B5wGg&feature=youtu.be