Telegrafi

Përvoja në video-lojëra i ndihmoi t’i luftonte rebelët e ISIS-it (Foto)

Lojtari i cili la punën në Shtetet e Bashkuara, që të udhëtonte për t’i luftuar rebelët e ISIS-t në Siri, pretendon se ka pasur sukses në saje të përvojës nga ‘Call of Duty’.

John Duttenhofer nga Kolorado, që punonte si shërbyes i klientëve në një kompani softuerike, la punën dhe shiti veturën e tij gjatë muajit prill të vitit të kaluar, që të nisej për në luftë, transmeton Telegrafi.

Ushtari 24-vjeçar ka marrë armët për t’ju kundërvënë forcave rebele, duke luftuar për gjashtë muaj, derisa është liruar qyteti Raqqa.

Duttenhofer gjatë luftimeve

Të luajturit për 13 orë, si qitës kryesor i lojës luftarake, beson se i ka sjell aftësitë themelore ushtarake, si dhe njohjen e armëve adekuate, me të cilat luftohet ISIS-i.

Duke folur për herë të parë, prej se është kthyer në vendlindje, Duttenhofer ka thënë se nuk kishte frikë nga vdekja dhe asgjë që ka të bëjë me të.

“Video-loja më ka përgatitur në atë mënyrë që t’i njohë strategjitë dhe si të mos vritem, mënyra si të fshihem dhe të mos qëndruarit në vend të hapur. Këto nuk janë njohuri që i kërkova, por thjeshtë më erdhën vet sepse isha i përkushtuar, pasi luaja për çdo ditë pas shkolle, nganjëherë deri në 13 orë. Aleatët amerikan, u jepnin mina të veçanta ushtarëve sirianë, por ata nuk dinin t’i përdornin edhe pse ishin për afro gjashtë vite në luftë. Në këto raste, unë isha ndihmësi më i përshtatshëm”, ka thënë ai.

I maskuar në përgatitje për betejë

Mirëpo, ai ka sqaruar se loja nuk është njëjtë sikurse beteja e vërtetë, pasi në lojë mund ‘të kthehesh në jetë’, teksa goditja e plumbit mund të lë të vdekur.

Para se të nisej, Duttenhofer shpenzoi rreth shtatëmijë dollarë për të blerë disa armë dhe dylbi, ndërsa më pas udhëtoi për në Gjermani që të mos detektohej se ku ka shkuar.

Para se te kthehej në vendlindje

Me tu bashkuar me 14 vullnetarë, kaloi disa javë stërvitje, para se të hynte betejave, ku dha kontribut të madh, megjithëse nuk e kishte përfunduar ndonjëherë shërbimin ushtarak. /Telegrafi/