Telegrafi

‘Përvojë një herë në jetë’ – gruaja australiane kap në kamera meteorin teksa po filmonte zjarret

Isabelle Vardy teksa po regjistronte një video të një zjarri në Carramar të Australisë, kapi në kamera një meteor.

Ajo e përshkroi këtë moment si “një përvojë një herë në jetë”, transmeton Telegrafi.

Observatori i Perthi-t ndau imazhe nga meteori i rënë, duke vënë në dukje se ishte parë në të gjithë jugperëndimin e Australisë Perëndimore.

@iszylouise99 Wanneroo bushfire & meteorite! Can’t believe i’ve just captured this beauty! What a once in a lifetime experience to see a meteor!😍 I hope everyone is staying safe from the fire🥺 and thankyou to the firefighters fighting to save the people and the houses!🫶🏻🔥☄️🇦🇺 #bushfireaustralia #meteorite #perth #perthbushfire #australia ♬ original sound – Isabelle Vardy

Ndryshe, zjarret që përshkuan qytetin australian kishin shkatërruar të paktën 10 shtëpi, duke djegur edhe rreth 17 kilometra katror sipërfaqe.

Autoritetet kanë deklaruar se nuk do të mund të shuhen edhe për shumë ditë të tjera. /Telegrafi/