Telegrafi

Përvojat e Suedisë për trashëgiminë kulturore të Kosovës

Fillimisht ky delegacion është pritur nga Angjelina Krasniqi, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve ndërsa më pas është mbajtur një punëtori me ekspertët e Ministrisë së Kulturës.

Anëtarët e Këshillit të lartë për trashëgimi kulturore kanë shpjeguar para të pranishmëve përvojën dhe funksionimin e Këshillit për trashëgimi kulturore të Suedisë. Ata kanë dhënë detaje të punës dhe të përgjegjësisë që ka ky këshill për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Suedi.

Gjatë ditës ata janë takuar edhe me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë e Kulturë të Kuvendin të Kosovës, ndërkaq pas dite kanë vizituar Muzeun e Kosovës, Institutin Arkeologjik dhe Muzeun Etnologjik të Prishtinës.

Ky delegacion do të qëndrojë tri ditë në Kosovë dhe nesër do të vizitojë Pejën, Deçanin, Gjakovën dhe Prizrenin.