Telegrafi

Përvoja e punës do t’u paguhet shërbyesve civilë dhe shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin u njihet përvoja e punës për gjithë për të punësuarit në sektorin publik që realizojnë pagë prej buxhetit të Kosovës.

Përveç punëtorëve të Arsimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e mjeteve edhe për shërbyesit civilë dhe shëndetësorë.

Ndërsa ministrja Edita Tahiri kërkoj që përvoja e punës t’iu njihet edhe lëvizjes politike gjatë viteve 89-99. Mirëpo kontributi i tyre do t’iu njihet më vonë. /Telegrafi/