Site icon Telegrafi

Përvoja e Meghan Markle si aktore e listës B nuk e përgatiti atë për ato që po e prisnin pas martesës

Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Përvoja e Meghan Markle-it si një aktore e listës B në serialin “Suits” nuk do ta përgatiste atë për vëmendjen globale që vjen me të qenit pjesë e një familje mbretërore, ka pohuar një eksperte mbretërore.

Përkundër faktit që Dukesha e Sussex-it, 38 vjeçare, ka pasur një karrierë të suksesshme duke luajtur në dramat juridike të SH.B.A.-së, komentatorja mbretërore Katie Nicholl thotë për “9Honey” se fama e saj si aktore ishte krejt ndyshe nga ajo e një mbretëroreje.

Katie tha: “Unë mendoj se ajo që ajo ndeshi ishte pothuajse e pamundur për t’u përgatitur dhe sigurisht përvoja e saj si aktore e listës B nuk do të qëndronte në vend të saj”, shkruan DailyMail.

Meghan Markle (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Meghan aktualisht po jeton në Los Angeles me burrin e saj Princin Harry, 35 vjeçar dhe djalin e tyre një vjeçar, Archie Mountbatten-Windsor.

Kur Princi Harry dhe Meghan njoftuan për herë të parë fejesën e tyre në nëntor të vitit 2017, shumë komentues prisnin që aktorja me origjinë amerikane do të ishte vazhdimisht në vëmendjen e familjes mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Por vet Meghan Markle në një dokumentar të publikuar këtë vit, deklaroi se ajo kurrë nuk e parashikoi atë çfarë mund t’i bënte vëmendja e madhe e shtypit.

“Si aktore, ajo ishte mësuar të fotografohej në tapetin e kuq dhe ngjarje të mëdha, duke menduar që kjo ishte e vetmja formë me të cilën shtypi do të merreshin me të”, tha Katie.

“Ndërsa, në të vërtetë, unë mendoj që ajo nisi vërtetë një mision të pamundur dhe sigurisht përvoja e saj si aktore e listës B nuk e kishte mësuar aq sa duhet me vëmendjen që do të fitonte kur papritmas u bë gruaja më e famshme në botë”, ka thënë këshilltarja mbretërore lidhur me pozicioni e dukeshës Markle. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version