Telegrafi

Përvjetori i vdekjes së Boris Trajkovskit shënohet edhe në Mostar

Me vendosjen e kurorave me lule përpara pllakës përkujtimore në kodrën Matiça mbi Mostar, sot u shënua 13 vjetori i vdekjes së presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski i cili me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën në një aksident ajror në afërsi të Mostarit gjatë mbërritjes për në Konferencën ndërkombëtare për Investime, raporton Anadolu Agency (AA).

Në nder të presidentit të Maqedonisë i cili humbi jetën në mënyrë tragjike kurora me lule vendosi udhëheqësia e Qytetit të Mostarit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të niveleve më të larta të pushtetit në Bosnjë e Hercegovinë dhe trupit diplomatik në BeH dhe Republikën e Maqedonisë, me një numër të shoqatave të maqedonasve nga Bosnja dhe rajoni, gjë e cila tregon se ai ishte një figurë e madhe historike.

Zëvendësministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Hristijan Delev, tha se Presidenti Trajkovski u angazhua për mbështetje të gjerë të rajonit, të cilën e kërkon edhe udhëheqësia aktuale e Maqedonisë./Telegrafi/