Telegrafi

Përvjetori i Njësitit të Intervenim të Shpejtë, Spasovski: E treguat veten gjatë protestave të dhunshme

Njësia për intervenim të shpejtë është e gatshme të përgjigjet ndaj të gjitha detyrave të dhëna policore, në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar, pavarësisht nga specifika dhe kompleksiteti i tyre.

Kështu theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij me rastin e Ditës së themelimit të këtij njësiti.

“Ju, pjesëtarët e Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë jo shumë kohë më parë, gjatë protestave të dhunshme, ishit pjesëmarrës të afërt dhe dëshmitarë se profesioni i policit po përballet çdo ditë me sfida të panumërta të cilave duhet t’u jepet përgjigje menjëherë dhe ju edhe këtë here vërtetuat profesionalizmin dhe angazhim tuaj duke ruajtur sigurinë e institucioneve, qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Komandanti Vice Stoleski në fjalën e tij theksoi se kjo njësi, e cila feston ditëlindjen e saj të 21-të, që nga fillimi i saj e deri më sot, është përfshirë në kryerjen e detyrave të shumta komplekse, të rrezikshme të sigurisë, të cilat vetëm kanë ndihmuar në forcimin e saj dhe ndërtimin e saj si faktor i sigurisë së qytetarëve dhe një nga shtyllat e stabilitetit të shtetit.

“Ky është filli kryesor që e pozicionon Njësinë e Shpërndarjes së Shpejtë lart në shkallët e sistemit të sigurisë shtetërore dhe si Njësi në kuadër të Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë përfaqëson një formacion thelbësor të armatosur të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili mundet gjithmonë dhe kudo të përgjigjet ndaj të gjitha sfidave të sigurisë. Pa modesti të rreme, do të më lejoni të them se jemi vërtet krenarë për atë që kemi arritur, sepse 21 vjet më vonë me të drejtë mund të themi se i përkasim një Njësie që është pjesë e historisë, që jeton në të tashmen dhe do të jetë bazë për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit në të ardhmen”, pohoi Vice Stoleski, Komandant.

Në ceremoni, ndër të tjera, pjesëtarëve të njësisë, ministrit Spasovski dhe Ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski iu ndanë pllakata për kontributin për zhvillimin dhe modernizimin e policisë. /Tv21